Moratti vendos për të ardhmen e Maicon

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Interit, Maicon, i cili po përjeton një nga sezonet më të dobëta në fanellën Nerazzure, ka vënë automatikisht në dyshim të ardhmen e tij, për të cilën sipas agjentit të tij do të vendos Massimo Moratti.
“Është absurde ta kritikojmë Maiconin, i cili ka luajtur shumë mirë për pesë sezone. Të gjithë lojtarët që luajtën në Botëror, kanë pasur përgatitje jo të mirë”.
“Asgjë nuk duhet të merret si e garantuar në botën e futbollit. Presidenti Moratti gjithnjë ka qenë në anën e lojtarit, le të presim dhe të shohim. Moratti do të vendosë nëse ai largohet. Unë shpesh flas me Real Madridin, klubet angleze dhe klubet tjera të mëdha. Jo vetëm për Maiconin. Prapa një transferi janë negociata të gjata”.
“A dëshiron ai të largohet? Ai e di se është në gjendje t’i ndihmoj ekipit edhe nëse nuk është në formë”, deklaroi Antonio Caliendo, agjenti i Maicon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...