NBA: Lakers vazhdojnë me fitore

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Pau Gasol Yjet e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe Pau Gasol, kanë ndihmuar kampionin e dyfishtë të NBA-së të shënojë edhe fitoren e tretë të sezonit duke mposhtur bindshëm ekipin e Golden State Warriors me rezultat 107-83.
Qendra spanjolle Gasol udhëhoqi ekipin me 26 pikë dhe 12 kërcime, derisa Bryant shënoi 20 pikë dhe shtatë kërcime në vetëm 27 minuta lojë. Lamar Odom shënoi 16 pikë dhe 14 kërcime.
Te Warriors, të cilët filluan sezonin me dy fitore para të humbasin ndaj Lakers, më i mirë ishte Monta Ellis me 20 pikë të shënuara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...