Përleshen Ibra dhe Onyewu, Milani ndal stërvitjen
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është detyruar që ta ndërpresë seancën stërvitore të së premtës, pasi Zlatan Ibrahimovic dhe Oguchi Onyewu janë kacafytur, njofton Goal.com.
Nuk dihet ende saktësisht se çfarë shkaktoi përleshjen, por thuhet se mbrojtësi amerikan e ka kapur për fyti Ibrën, pasi suedezi ndërhyri ashpër në 28 vjeçarin. Ibrahimovic ia ktheu dhe vazhdoi të përleshet me Onyewun, derisa janë ndarë nga bashkëlojtarët.
“Ishte një përleshje e drejtë kjo, ndodh kur ka duele të ashpra. Është biseduar me lojtarët. Incidenti tashmë ka përfunduar”, precizoi Adriano Galliani pas incidentit.
Category: Futboll
0 Komente