Rauli magjik në fitoren e Schalkes
Schalke ka zbutur krizën e thellë të rezultateve pas fitores së lartë prej 3-0 në Veltins Arena ndaj skuadrës së promovuar në Bundesliga, St.Pauli.
Ishte kush tjetër pos legjendës Raul që pas 14 minutash lojë kaloi në epërsi Mbretërit e Kaltër, në atë që do të ishte fitore e lehtë për Schalken.
Se Schalke tani e tutje nuk do të ketë probleme me repartin ofensiv, na konfirmoi Klaas-Jan Huntelaar që shënoi për 2-0 (54’), kurse rezultatin përfundimtar e vuri Raul, që realizoi golin e tij të dytë në ndeshje (81’).
Pas javës së 11-të Schalke gjendet në pozitën e 15-të me 9 pikë, ende pa u zhvilluar ndeshjet tjera në Bundesliga.
Category: Futboll
0 Komente