Puyol: Nuk kam problem me Ramos

dardanmiftari | Tuesday, November 30, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka ngritur supet rreth përplasjes me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, në fund të derbit të mbrëmshëm.
Ramos u përjashtua për shkak se shtyu Puyol në fytyrë pasi mbrojtësi i Realit më herët ndërhyri ashpër në Lionel Messi.
“Unë dola në mbrojtje të bashkë-lojtarit pasi mendova se ishte një ndërhyrje shumë e ashpër [nga Sergio Ramos]. Ne kemi shumë miq në Real Madrid, dhe nuk ka problem me ata. Çfarëdo që ndodh në fushë mbetet në fushë”.
“Kam raport të mirë me Sergio Ramos, dhe incidenti tashmë është harruar. Kam gjëra të tjera për të menduar, që janë më të rëndësishme. Fitorja na jep neve shumë vetëbesim. Ekipi ka qenë shumë i mirë, dhe tash ne duhet të vazhdojmë t’ia dalim mirë. Ne jemi një ekip me lojtarë të shkëlqyeshëm”, ka thënë kapiteni i Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...