Raiola sqaron transferimet e Ibrës dhe Robinhos

dardanmiftari | Friday, November 05, 2010 | 0 Komente

Agjenti Mino Raiola ka dhënë sqarime për mënyrën se si Milani i ka transferuar Robinhon dhe Zlatan Ibrahimovicin.
Ishte Raiola ai që i ndihmoi Milanit në realizimin e dy prej transferimeve më të mëdha të verës së kaluar, por tashmë gjërat duken më ndryshe se sa që ishte menduar.
“Unë e transferova Balotellin te Manchester City dhe ndërhyva në çështjen Robinho. Ai më tha se dëshiron të largohet nga klubi anglez. Ai më tha se nëse do ta transferoja Ibrën te City, atëherë Barcelona do ta merrte atë. Unë i thashë Robinhos të qetësohet”.
“Më pas e transferova Ibrën te Milani, para se t’ia bëja me dije Gallianit që duhet të shkojmë në Angli. Kështu ne mposhtëm Barcelonën dhe morëm Robinhon. Kështu u transferuan edhe Ibrahimovic edhe Robinho te Milani”, sqaroi Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...