Redknapp kërcënon FA

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, u është përgjigjur egërsisht sugjerimeve se ai mund të dënohet nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për komentet e bëra pas ndeshjes ndaj Manchester United.
FA do të marrë të martën një vendim nëse Redknapp duhet të përballet me panelin disiplinor, pasi ai e përshkroi referimin e Marc Clattenburg si skandaloz.
“Nëse nuk mund të dal para televizionit dhe t’i përgjigjem një pyetje në mënyrë të vërtetë, atëherë më duhet të them se jam i kënaqur me vendimin e Clattenburg? Ne nuk duhet të prangosemi para kamerave, dy minuta, tri apo katër pas ndeshjes. Mua më thërret përgjegjësi për mediat Simon dhe më thot dil para televizioneve, por unë nuk dua më”.
“Unë më shumë do të preferoja që të qëndroj në zhveshtore me lojtarët, por kur jam pyetur, unë kam dhënë përgjigje të vërtetë. Ai bëri një rrëmujë prej gjithë kësaj, por kjo ishte përgjigja ime dhe unë nuk lëkundem nga ajo”.
“Nëse FA dëshiron të ketë punë me mua për atë që thashë, atëherë edhe me mua do të kenë probleme, pasi që mua nuk më intereson dhe aq. Mos prisni më që unë të dal para televizionit pas ndeshjeve, apo të flas për shtypin pas një ndeshje. Nëse dëshironi që unë të vij dhe të flas gjëra palidhje, të them se ishte vendim i mirë, jam mjaft i kënaqur me atë, atëherë mos u brengosni se më nuk do të dal para mediave”, deklaroi Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...