Ferguson: LK më e mirë se KB

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk ka marrë pjesë nëpër Kampionate Botërore, pasi që beson se Liga e Kampionëve është një garë larg më superiore.
“A i keni parë gjashtë kampionatet e fundit Botërore? Më mirë është të shkoni te dentisti besoj. Është një gjë natyrale kjo. Nëse shikoni në ekipet më të mëdha të Ligës së Kampionëve dhe mendoni pak për Ligën Premier, ju nuk do të keni numrin e njëjtë të shikuesve sikurse kur luani ndaj një skuadre të dobët, por dramën dhe tensionin e njëjtë në ndeshjet mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit”.
“Është gjë e njëjtë edhe në Ligën e Kampionëve. Interi nëse luan ndaj ekipeve të vogla, atëherë nuk do të ketë shikues. Gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë është se Liga e Kampionëve e ka dëshmuar veten që nga ridefinimi. Është më e mirë se Kampionati Botëror. Është e pabesueshme. Ka ndeshje fantastike”.
“Po, ju duhet të kaloni nëpër ndeshjet e bezdisshme të fazës grupore, por kur arrini në fund, atëherë bëhet vërtet një garë fantastike”, u shpreh Fergie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...