Cesar e Cambiasso mungojnë ndaj Tottenhamit

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Interi ka konfirmuar se portieri Julio Cesar dhe mesfushori Esteban Cambiasso nuk do të udhëtojnë në Londër për t’u ndeshur me Tottenhamin të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dy lojtarët u lënduan gjatë ndeshjes së Kampionatit italian kundër Genoas të premten, ashtu që u desh të zëvendësoheshin.


Këto lëndime kanë bërë që trajneri Rafael Benitez të mos i përfshijë në skuadrën e tij prej 21 lojtarësh që do të udhëtojnë në White Hart Lane.


Luca Castellazzi pritet të mbrojë portën nerazzurre, ndërsa Sulley Muntari do ta zë vendin e argjentinasit Cambiasso.


Skuadra e plotë e Interit:


Portierë: Luca Castellazzi, Paolo Orlandoni, Alberto Gallinetta.


Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Marco Materazzi, Walter Samuel, Cristian Chivu, Davide Santon.


Mesfushorë: Wesley Sneijder, Sulley Muntari, Joel Obi, Coutinho, Amantino Mancini, Obiora Nwankwo.


Sulmues: Samuel Eto’o, Diego Milito, Goran Pandev, Jonathan Biabiany.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...