Roma në pozitën e tretë

dardanmiftari | Saturday, November 20, 2010 | 0 Komente

Jeremy Menez Edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë, Roma ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Udineses në Olimpico, për të prekur pozitën e tretë të tabelës për të parën herë këtë sezon.
Ekipi mysafir ishte ai që i parë kërcënoi në ndeshje përmes Antonio Floro Flores, ndërsa Roma pati po ashtu një rast të mirë me anë të kapitenit Franceso Totti, goditja e të cilit mbrohet nga Handarovic.
Por disa minuta më vonë portieri mysafir nuk arriti të ndalojë Jeremy Menez, i cili arriti ta kalojë në epërsi ekipin romak (25’).
Menez pati një rast të mirë edhe në pjesën e dytë, por goditja e tij përfundoi jashtë porte. Megjithatë, ishim sërish vendasit ata të cilët shënuan, kësaj here me anë të Marko Borriello (56’).
Në dhjetë minutat e fundit Roma luajti me një lojtar më pak në fushë, për shkak të përjashtimit të Nicolas Burdiso me karton të kuq, por kjo nuk e pengoi ekipin e Claudio Ranierit të nxjerrë tre pikë. Roma tash mbledh 22 pikë në pozitën e tretë, katër më pak se lideri, Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...