Van der Vaart: Ndeshja ndaj Interit, e rëndësishme

dardanmiftari | Monday, November 01, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Tottenhamit, Rafael Van der Vaart, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të dëshmojnë se kush janë ata në të vërtetë, në sfidën ndaj kampionit aktual të Evropës, Interit, që zhvillohet në White Hart Lane të martën mbrëma.
“Këto janë ndeshje ku vëmendja është te ju, ashtu si tek individët të cilët duhet të jenë në nivel në garën më të madhe. Nuk do të jetë lehtë, si mund të jetë e tillë? Ky është Interi në Ligën e Kampionëve. Por, ne kemi treguar shpirtin tonë luftarak dhe se gjithçka në futboll nuk është e pamundur nëse keni besim”.
“Ne kemi dëshmuar me 10 njerëz në Meazza ndaj një Interi të mirë se dimë të luajmë futboll. Po të kishim pasur edhe pesë minuta, rezultati do të barazohej”, ka thënë holandezi që është në dyshim për sfidën, por që ka gjasa të mëdha të paraqitet në të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...