Abramovich mbështet Ancelottin

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është vënë në përkrahje të strategut italian të Bluve, Carlo Ancelotti, përkundër disfatës së pazakontë nga Arsenali të hënën.
Besohet se bordi i Chelesat ka mbajtur një mbledhje urgjente pas disfatës ku janë sqaruar pozicionet e palëve respektive, me Abramovich që është shprehur i gatshëm ta përkrahë teknikun italian.
Nga ana tjetër, fakti se Chelsea për herë të parë pas një kohe të gjatë është jashtë top katërshes nuk e brengos dhe aq ‘Carliton’ pasi që ka arritur t’i ndryshojë gjërat edhe te Milani kur Rossonerët ishin në krizë të rezultateve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...