Villa: Jemi të uritur për tituj

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ua ka tërhequr vërejtjen rivalëve të Blaugranëve që të mos gëzohen shumë para kohe, pasi që katalanasit janë shumë të uritur për tituj.
“Ne të gjithë e dimë potencialin që kemi si ekip dhe muajt e fundit niveli i lojës tonë ashtu si rezultatet kanë qenë shumë të mira. Ç’është e vërteta, mediat tashmë kanë thënë gjithçka për paraqitjet tona. Besimi që kam në kolegët e mi është i plotë, kështu që shpresoj se kjo mund të vazhdojë edhe më tutje”.
“Mendoj se në përgjithësi është shumë me rëndësi që ky grup ka ende uri për të fituar. Ne kemi njerëz që, edhe pse kanë fituar gjithçka, kanë kapacitet enorm dhe dëshirë për të mbetur në maje. Gjithë kjo ndihmon zhvillimin e asaj që jemi duke bërë”, ka thënë Villa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...