Anglia kërkon arsyet e dështimit

dardanmiftari | Thursday, December 02, 2010 | 0 Komente

Lord Mawhinney Kreu i kampionateve futbollistike angleze, Lord Mawhinney, ka thënë se ai dëshiron të dijë se pse kandidatura e Anglisë për organizimin e Botërorit 2018 dështoi që në rrethin e parë të votimeve.
Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter konfirmoi se Rusia do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror 2018, vendim ky i organit më të lartë botëror për futboll që ka shkaktuar reagime të ashpra në qarqet angleze të cilat kërkojnë sqarime se pse që në rrethin e parë ishullorët i kanë votuar vetëm dy prej 22 anëtarëve të komitetit ekzekutiv.
“Duke folur në emrin personal, unë jam thellësisht i befasuar me eliminimin tonë që në rrethin e parë dhe për këtë arsye dua të di pse ka ndodhur kjo. FIFA ka zgjedhur dy kandidatura të cilat është besuar se janë të jashtëzakonshme për të pritur Botërorët 2018 dhe 2022, ndërsa presidenti i FIFA-s e quajti ditë të mirë këtë për FIFA-n”.
“Ai mendon se është ditë e mirë kjo për futbollin. Unë personalisht jam i befasuar, kam aq shumë admirim për atë se si punoi ekipi ynë”, u shpreh Mawhineey.
Anglia ka shpresuar se do ta organizojë Botërorin për herë të parë pas vitit 1966, kur dhe e fitoi për herë të parë dhe të fundit Kupën e Botës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...