Liverpooli kualifikohet, Napoli gjallë

dardanmiftari | Thursday, December 02, 2010 | 0 Komente

Edinson Cavani Liverpooli ka siguruar kualifikimin për fazën e eliminimit direkt të Europa League, përkundër barazimit ndaj Steaua Bukureshtit, ndërsa nga ana tjetër Napoli ka arritur që me një Edinson Cavani sensacional të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Liverpool tentoi që në terrenin e vështirë te Steauas të bënte diçka më tepër, mirëpo rumunët u treguan të fortë për The Reds. Një top e gjeti holandezin Ryan Babel të izoluar jashtë zonës së Steauas, por talenti holandez ia arriti që me anë të një topi fantastik ta shërbejë Milan Jovanovicin, i cili realizoi për 1-0 (19’).
Përsëri ishte Pepe Reina fytyra tragjike e këtij takimi, pasi lejoi Eder Bonfimin të realizojë për 1-1 (61’).
Edinson Cavani ishte heroik me hettrik për Napolin, pasi që arriti tri herë ta përmbysë Utrechtin në transfertë, për të nxjerrë kështu një barazim në fund të takimit me rezultat 3-3.
Në Grupin K situata qëndron kështu – Liverpooli kualifikohet pastër me nëntë pikë, ndërsa Steaua gjendet në pozitën e dytë me gjashtë pikë. Pozitën e tretë dhe të katërt e ndajnë Napoli dhe Utrecht me nga katër pikë.
Pozitën e dytë kualifikuese në këtë grup të Europa League e vendos sfida që zhvillohet më 15 dhjetor në Sao Paolo të Napolit mes napolitanëve dhe Steaua Bukureshtit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...