Cavani i bindur se Napoli mund të fitojë trofe në 2011

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Edinson Cavani është i bindur se ekipi i tij, Napoli, mund të fitojë trofe gjatë këtij sezoni.
Sulmuesi i Uruguait ka luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e Napolit këtë sezon, që rreshtohet i dyti në tabelën e Serie A gjatë pushimit dimëror.
“Pjesa e parë e sezonit ka qenë shumë pozitive. Ne po nxjerrim rezultate të mëdha pas çdo ndeshje. Kjo është një fryt i punës tonë të palodhshme ditore. Fansat e Napolit duan lojtarë të cilët japim shpirtin dhe të cilët gjithmonë luftojnë për të mbrojtur fanellën në fushë”.
“Shpresoj të luftojmë për objektiva prestigjioze me klubin. Diego Armando Maradona, lojtari më i madh i të gjitha kohërave, ka luajtur për Napolin. Fansat duan maksimumin, po ashtu edhe lojtarë me kualitet. Mbështetësit e Palermos janë të pasionuar, por ata të Napolit janë unik”, ka thënë Cavani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...