Valdano: Nuk do të ketë përforcime në janar

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, nuk pret ndonjë nënshkrim të ri në afatin kalimtar të janarit.
Edhe pse trajneri Jose Mourinho ka kërkuar një sulmues të ri, duket se Valdano është pasiv në këtë drejtim.
“Në princip nuk do të ketë asnjë arritje të re në janar, përveç nëse ne shohim ndonjë mundësi të shkëlqyeshme, por ne nuk llogarisim në këtë. Ne nuk flasim për të rekrutime në sulm, por ne e hapëm mundësinë e ndonjë transferimi për shkak të pasigurive rreth Higuain. Shpresojmë që kjo të zgjidhet”, ka thënë Valdano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...