Ronaldinho mund të mbetet në Evropë

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Agjenti dhe vëllai i Ronaldinhos thotë se një largim nga Milani është shumë i mundshëm për mesfushorin brazilian.
Roberto de Assis dje ka zhvilluar bisedime me zëvendës-presidentin Adriano Galliani rreth kontratës së vëllait të tij, e cila skadon në fund të vitit.
Derisa Gremio pret për rezultatin e negociatave me qëllim që të transferojë brazilianin, De Assis thotë se ekziston mundësia që Dinho të transferohet te ndonjë skuadër tjetër evropiane.
“Do të takohem sërish me Gallianin nesër për të kuptuar më shumë për të ardhmen e Ronaldinho. Ne nuk përjashtojmë ndonjë destinacion tjetër në Evropë”, ka thënë De Assis.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...