Cech sheh përmirësime te Chelsea

dardanmiftari | Tuesday, December 14, 2010 | 0 Komente

Portieri i Chelseat, Petr Cech ka thënë se ai sheh përmirësime në mesin e Bluve pas barazimit 1-1 me Tottenham Spurs, që mban londinezët me shpresa për titull, pavarësisht vetëm dy fitoreve në nëntë ndeshjet e fundit.
“Ne e dimë se kishim katër ndeshje të mëdha, duke filluar në Tottenham. Dhe thash para ndeshjes se kjo mund të jetë pikë kthyese në gjithë ligën dhe ne e dimë se kemi shans ta ndryshojmë tabelën sërish në ndeshjet në vazhdim”.
“Ne vërtet e kërkuam këtë rezultat. Ne kishim një qetësi më të mirë, ne nuk i lejuam ata të bëjnë përpjekje më të mëdha se vetë ne. Mendoj se taktikisht ishim mirë të pozicionuar, në kontroll dhe menaxhuam t´i hapim ata”, ka thënë Cech.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...