Del Neri: Juve do të tentojë ta fitojë Ligën dhe Kupën

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, beson se përkushtimi maksimal i lojtarëve mund t’i ndihmojë skuadrës që ta fitojë Scudetton dhe Kupën e Italisë.
Aktualisht bardhezinjtë mbajnë vendin e katërt në tabelë, me pesë pikë më pak se lideri Milan, ndërsa Del Neri i ka inkurajuar lojtarët e tij që në vitin e ri ta fitojnë titullin.
“Disa muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për ne dhe ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, duke qenë se jemi në dy gara”.
“Ende duhet të përmirësohemi dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Liga dhe Kupa e Italisë janë prioritetet tona dhe ne duhet të mundohemi”, ka thënë Del Neri për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...