Mancini paralajmëron Balotellin

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka paralajmëruar Mario Balotellin se do të luajë vetëm nëse e meriton atë.
Balotelli nuk është duke treguar formën e tij më të mirë te Manchester City, pasi sulmuesi ka problem të adaptohet në mjedisin e ri. Sjellja e tij problematike dhe angazhimi i pamjaftueshëm, kanë nxitur shqetësim te Mancini.
“Nëse Mario meriton të luajë, ai do të luajë, nëse nuk meriton, nuk do të luajë. Nëse nuk punon, nuk do të luajë. Mario është një lojtar i veçantë, por duhet fuqia dhe zemra të ndikojnë në paraqitjet tuaja. Nuk e di nëse ai është i lumtur. Ai është në një ekip fantastik, luan sigurisht në ligën më të mirë në botë. Manchester [qyteti] nuk është si Milano, por ai duhet ta pranojë këtë”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...