Fabregas: Ishim fantastik kundër Chelseat

dardanmiftari | Tuesday, December 28, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se ata ishin fantastik në fitoren e mbrëmshme kundër Chelseat.
Topçinjtë arritën të mposhtin me rezultat 3-1 kampionin aktual të Ligës Premier dhe të thyejnë traditën e negative prej pesë disfatave në dy vitet e fundit.
“Besimi ishte dallimi. Dallimi në mes të një ekipi të mirë dhe ekipi të shkëlqyeshëm është i vogël. Ne luajtëm si një ekip i shkëlqyeshëm. Ishim fantastik”, ka thënë Fabregas për Sky Sports 1.
Arsenali me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë të tabelës me pikë të njëjta me pozitën e tretë ku ndodhet Manchester City, por me diferencë më të mirë golash. Arsenali megjithatë mbetet dy pikë prapa Manchester United, por edhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...