Eliminohet Sampdoria, Atletico në rrezik

dardanmiftari | Wednesday, December 01, 2010 | 0 Komente

Ola Toivonen duke festuar golin e parë Sampdoria i është bashkuar radhës së skuadrave italiane të cilat janë eliminuar nga Europa League, ndërkaq nga ana tjetër Atletico Madrid rrezikon seriozisht kualifikimin në fazën tjetër pas disfatës në Vicente Calderon nga Aris Saloniki.
Fillimisht Sampdoria kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë (45’), me anë të Giampaolo Pazzinit pas asistimit nga Reto Ziegler.
Megjithatë, në pjesën e dytë hero i PSV ishte Ola Toivonen, i cili realizoi në minutën e 51-të për 1-1, kurse nga Grupi I Sampdorian e përshëndeti përsëri Toivonin, dhe atë në fund të takimit (90’).
Atletico Madridi lëshoi nga dora epërsinë e krijuar pas pjesës së parë me anë të golave nga Forlan (11’) dhe Aguero (16’), për të pësuar në fund të takimit me rezultat 3-2 nga skuadra greke Aris Saloniki.
Në Grupin I është kualifikuar në fazën tjetër si lider PSV me 13 pikë, që pasohet nga skuadra ukrainase Metalist Kharkiv me 10 pikë, kurse Sampdoria me vetëm pesë pikë eliminohet nga Europa League.
Leverkusen është kualifikuar pastër nga Grupi B me 11 pikë, kurse vendi i dytë dhe kryesori për të kaluar më tutje do të vendoset mes Aris Salonikit dhe Atletico Madridit që kanë nga shtatë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...