Emery sulmon përsëri Mourinhon
Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka vazhduar me sulmet sensacionale në drejtim të Jose Mourinhos, duke pohuar se portugezi i Real Madridit nuk tregon respekt për asnjë prej homologëve të tij.
Strategu i Los Che e quajti fëmijë të vogël që ankohet pas çdo ndeshje për referimin, para se të flasë për ish-bosin e Interit dhe Chelseat për radion Cadena Cope: “Ju duhet të tregoni respekt. Ka trajnerë të cilët janë në detyrë”.
“Janë rregulla të cilat duhet të ndiqen në një konferencë për shtyp. Trajneri më pas flet dhe arrin t’i menaxhojë pyetjet. Ai bëri këto deklarime por dy javë më parë ne e humbëm ndeshjen pikërisht për shkak të referimit”.
“Unë jam takuar me Sir Alex Fergusonin dhe Pep Guardiolan dhe që të dy janë djemë të cilët kanë fituar gjithçka. Këta janë burra dhe atë shumë të respektuar. Më pas vjen një trajner i madh, Jose Mourinho. Çfarë do t’i kushtonte atij të jetë më respektues? Ne tashmë e dimë se ai është i mirë”, deklaroi Emery.
Category: Futboll
0 Komente