Guardiola, një ditë president i Barcës

dardanmiftari | Wednesday, December 22, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është shprehur i bindur se në një të ardhme Pep Guardiola do të jetë në krye të klubit katalanas si president.
“Unë i jap ekipit notën 10 nga 10, pasi që ata nuk mund të luajnë më mirë. Guardiola e di se e ka një ofertë në tavolinë. Ai e di se mund të rinovojë edhe për dy vite tjera plus një tjetër”.
“Më pëlqejnë gjërat kështu si janë. Nuk mendoj se kemi ndonjë problem, unë do të doja ta shoh atë si Sir Alex Ferguson te Manchester United, Franz Beckenbauer te Bayerni. Unë e shoh atë si president të këtij klubi”, u shpreh Rosell për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...