Ronaldinho arrin marrëveshje me Gremion
Presidenti i klubit brazilian Gremio, Paulo Odone, ka zbuluar se ai ka arritur marrëveshje me Ronaldinhon për kontratën e brazilianit te klubi i fëmijërisë së tij, ndërsa ka mbetur vetëm zyrtarizmi kur të arrihet marrëveshja me Milanin.
“Sa i përket Gremios dhe Ronaldinhos, gjithçka është gati. Çfarë ka mbetur tani është që agjenti i Ronaldinhos, Roberto De Assis të arrijë marrëveshje për lirimin e lojtarit nga Milani”.
“Gjëja më e rëndësishme është që Ronaldinho dëshiron të rikthehet te Gremio, ku është shtëpia e tij dhe ku mësoi të luajë futboll”, tha Odone.
Category: Futboll
0 Komente