Ferguson hy në historinë e United
Sir Alex Ferguson është edhe zyrtarisht menaxheri që ka qëndruar më së gjati në historinë e Manchester Unitedit, pasi kaloi plot 24 vjet, një muaj e 15 ditë (8.811 ditë) në krye të klubit nga Old Trafford, që nga nëntori i vitit 1986.
Ferguson kështu lë pas legjendën tjetër Matt Busby, i cili drejtoi klubin nga tetori i vitit 1945 deri në janar të vitit 1969 dhe nga dhjetori 1970 deri në qershor të vitit 1971.
“Ai ishte sensacional për Manchester Unitedin. Kur ne së pari e takuam atë, ai nuk ishte i kënaqur me vendin e dytë, ai kërkoi të ishte fitues. Ai ishte unik. Unë kurrë nuk kam njohur dikë që punon aq shumë, që ka trutë dhe që ka paparashikueshmërinë si ai”.
“Në ëndrrat tona më të egra ne nuk kemi pritur që Sir Alex Ferguson të jetë aq i suksesshëm gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, sidomos nëse shohim se mesatarja e qëndrimit të një menaxheri është tre vjet e gjysmë”, deklaroi antari i bordit të Manchester United dhe njeriu që përcolli çdo hap të Fergusonit, Sir Bobby Charlton.
Sir Alex Ferguson si menaxher i Manchester United ka fituar 11 tituj të Ligës Premier, dy tituj të Ligës së Kampionëve, pesë FA Cup, ndërsa sipas Bobby Charlton, sekreti prapa suksesit qëndron në aftësinë e skocezit për të zbuluar talentë të rinj, ashtu si përjashtimin e mundësisë për pensionim.
Category: Futboll
0 Komente