Reali, pak magji për tre pikë

dardanmiftari | Sunday, December 19, 2010 | 0 Komente

Angel Di Maria Real Madridi arriti që me ‘qykë të zorit’ ta mposhtë Sevillan në derbin e javës së 16-të në La Liga të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Ishte kjo një sfidë në të cilën ishte pritur dominim i plotë dhe shumë gola nga Real Madridi, por në fakt Sevilla u tregua arrë e fortë për t’u thyer për Los Blancos.
Rasti më i mirë për mysafirët nga Sevilla ishte ai në minutën e 58-të, kur Alvaro Negredo dështoi të shënonte i vetmuar përballë portierit Iker Casillas. Mesut Ozil Pas shumë tentimeve të Los Blancos, vjen momenti i zi për madrilenët. Ricardo Carvalho ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 63-të, për ta lënë Realin me një lojtar më pak në fushë.
Por, kjo vetëm sa i ndezi madrilenët. Pas rasteve të panumërta dhe një mbrojtje vërtetë mirë të organizuar nga andaluzianët, vjen dhe momenti i thyerjes së qëndresës heroike. Një aksion i nisur nga Mesut Ozil, topi i të cilit përfundoi në këmbët e Di Marias, përfundoi në rrjetë, pas një ‘copë’ mjeshtrie nga argjentinasi (77’).Angel Di Maria Reali arriti ta mbajë epërsinë në fund të takimit ku kishte incidente, ndërsa me këtë fitore Merengezët mbajnë hapin me lideren Barcelonën, ku diferenca në tabelë mbetet ende dy pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...