Fitojnë Palermo e Udinese

dardanmiftari | Saturday, December 11, 2010 | 0 Komente

Fabrizio Miccoli Palermo dhe Udinese që të dyja e panë veten në disavatazh në pjesët e para, për t´u këndellur vetëm në pjesët e dyta dhe për të shënuar fitore në takimet ndaj Parmës, respektivisht Fiorentinës.
Të zgjedhurit e Delio Rossit treguan një pjesë të parë jo bindëse, duke pësuar një gol të hershëm, që u shënua nga sulmuesi i Parmës, Alessandro Lucarelli, pas shtatë minutash lojë. Por, të mbështetur nga tifozët e flaktë, sicilianët arritën të përmbysin rezultatin duke shënuar tre gola.
Gjashtë minuta në pjesë të dytë ishte Mauricio Pinilla që barazoi rezultatin, dhjetë minuta para se Fabrizio Miccoli t´i japë Palermos epërsinë. Fitoren për vendasit e vulosi një autogol i Cristiano Zaccardo një minutë para fundit të kohës së rregullt.
Edhe Udinese po para tifozëve të vet pësoi që në pjesë të parë, kur pas gjysmë ore lojë Mario Santana i dha epërsinë Violas. Por pjesa e dytë i takoi ekipit vendas, që së pari barazoi me anë të Pablo Armeno pas më se një ore lojë, ndërsa siguroi tre pikët me anë të një goli të Antonio Di Natale, dhjetë minuta para fundit të takimit.
Me tre pikët e reja Palermo ngjitet në pozitën e pestë me 26 pikë, një më pak se Juventus dhe Napoli që mbajnë pozitat tre, respektivisht katër. Udinese mban pozitën e tetë me 23 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...