Newcastle mposht Liverpoolin
Newcastle United, me trajnerin e ri Alan Pardew në stolin drejtues, ka arritur të mposhtë Liverpoolin me rezultat 3-1 në takimin e Ligës Premier në zhvilluar në St James´ Park.
Qindra fansa të Newcastle protestuan kundër caktimit të Pardew si trajner jashtë fushe para ndeshjes, ndërsa turma e publikut vendas bërtiste ´dil nga klubi jonë´ drejtuar pronarit Mike Ashley në fillim të ndeshjes, por këto u qetësuan pas vetëm 15 minutash kur Kevin Nolan i dha epërsinë ekipit vendas.
Rezultati u barazua pas pesë minutash në pjesë të dytë, pas një përpjekje të rastësishme të Dirk Kuyt.
Por me dhjetë minuta të mbetura deri në fund të takimit, Joey Barton shfrytëzoi një gabim të Martin Skrtel për të rikthyer epërsinë, ndërsa Andy Carroll vulosi rezultatin me një goditje të shkëlqyeshme nga largësia në kohën shtesë të ndeshjes.
Fitorja iu jep fund pesë ndeshjeve pa fitore të Newcastle, që çoi edhe në shkarkimin e trajnerit Chris Hughton. Newcastle mbledh 22 pikë dhe pozicionohet në pozitën e tetë mbi Liverpoolin, që po ashtu ka 22 pikë.
Category: Futboll
0 Komente