Schweinsteiger rinovon kontratën
Mesfushori i Bayernit, Bastian Schweinsteiger ua ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve të tij dhe spekuluesve të së ardhmes së tij, pasi nënshkroi kontratë të re katërvjeçare me Bayernin e Munichut.
Schweini e bëri rinovimin në mënyrë madhështore, pasi që me të bërë vërshëllimën e fundit gjyqtari i takimit të cilin Bayerni e fitoi 3-0 ndaj St.Paulit, mesfushori gjerman mori në dorë mikrofonin dhe konfirmoi rinovimin e tij.
“Unë kam vazhduar kontratën time deri në vitin 2016. Rroftë Bayerni!”, theksoi Schweini.
Kohëve të fundit është spekuluar shumë për të ardhmen e mesfushorit gjerman, pasi që si destinacione të mundshme u përmendën Interi, Manchester Unitedi dhe Real Madridi.
Category: Futboll
0 Komente