Fitojnë skuadrat nga Mançesteri

dardanmiftari | Sunday, December 26, 2010 | 0 Komente

Manchester United dhe Manchester City kanë regjistruar fitore në kuadër të javës së 19-të të Ligës Premier, kundër skuadrave respektive Sunderland dhe Newcastle. United shënoi fitore prej 2-0 në Old Trafford, ndërsa City fitoi me rezultat 3-1 në udhëtim.
Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov ishte vendimtar për Djajtë e Kuq pasi që realizoi të dy golat, me ndihmën e Wayne Rooney (5’) dhe Anderson (57’), për të forcuar Unitedin edhe më shumë në krye të tabelës. Nga ana tjetër, Carlos Tevez ishte njeriu kryesor te ‘pasanikët’, pasi që asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Gareth Barry (2’), ndërsa realizoi dy golat tjerë të Cityt (5’ dhe 81’), kundrejt një goli të Newcastle të shënuar nga Andrew Carroll (72’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...