Ylli Sallahi i suksesshëm në prova te Bayerni
Bayern Munichu ka huazuar talentin kosovar Ylli Sallahi nga skuadra austriake SV Kapfenberg deri në vitin 2012, me mundësi që bavarezët të mund ta blejnë kartonin e mesfushorit shqiptar.
Sallahi, me nënshtetësi kosovare, është mesfushor ofensiv, kualitetet e të cilit ishin vërejtur nga një sërë klubesh evropiane.
Ai doli tejet i suksesshëm në provat te Bayerni, prandaj iu shpagua me transfer të menjëhershëm.
Që nga mosha katërvjeçare, Sallahi ishte pjesë e akademisë së SV Kapfenberg, ku edhe u dallua si lojtar potencial për U19.
Category: Futboll
0 Komente