Fitore sensacionale e Lazios
Lazio ka mbyllur me sukses vitin 2010, pasi pos që mposhti Udinesen në momentet përfundimtare të takimit në Olimpico të Romës, arriti t’i afrohet edhe më shumë liderit Milan.
Pas një asistimit nga Tomaso Rocchi, ishte Hernanes ai që nga brenda zonës me një goditje arriti ta befasojë Udinesen (2’). Gola nuk kishte deri në fillim të pjesës së dytë, kur Alexis Sanches (50’), barazoi rezultatin.
Nuk vonoi përgjigja e futbollistëve vendas, të cilët me anë të Giuseppe Biavas (52’), u dhanë epërsinë tifozëve vendas. Frikën bastexhinjëve ua shtiu Denis (61’), i cili me ndihmën e Islas arriti që për herë të dytë ta barazonte rezultatin.
Shifrat përfundimtare 3-2 në favor të Lazios i vuri Libor Kozac një minut pa përfunduar takimi (89’), për shpërthimin në maksimum të tifozëve të cilët nuk u besonin syve.
Me këtë fitore Lazio forxon pozitën e dytë me 33 pikë, tri më pak se Milani lider. Pozita e dytë e Lazios varet shumë nga Juventusi dhe Napoli, të cilët zhvillojnë ndeshjet e tyre respektive në ora 15:00.
Category: Futboll
0 Komente