Guardiola nuk mohon kalimin në Angli
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk e ka mohuar një kalim në Angli si menaxher i ndonjë top skuadre të Ligës Premier.
I pyetur para fillimit të ndeshjes ndaj Espanyolit, ai tha: “Si lojtar unë isha i interesuar që të luaj atje, por nuk ishte e mundur. Tani, nuk do ta përjashtoja që ta bëj një gjë të tillë si menaxher”.
“Nuk është një gjë të cilën e kam planifikuar ende, por për shkak të natyrës së punës, unë e di se nuk do të jem këtu përgjithmonë ose për shumë vite. Nuk e përjashtoj një mundësi të tillë, por nuk është diçka që po e planifikoj për moment”, tha Guardiola.
Strategu katalanas është lidhur në të kaluarën me zëvëndësimin e Sir Alex Ferguson në postin e menaxherit të Manchester United, ndërsa tani si opsion shihet edhe Chelsea, pasi Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit.
Category: Futboll
0 Komente