Florentino Perez prapa problemeve të Tevez?

dardanmiftari | Tuesday, December 14, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se është prapa problemeve të fundit të Carlos Tevez te Manchester City.
Sport shkruan se Real Madridi dëshiron ta transferojë Tevezin dhe kërkesa e tij për t’u larguar nga City ka ardhur pas insistimit të Florentino Perezit.
“Unë nuk e di nëse Real Madridi është pas tij, por ekziston dyshimi”, theksoi një drejtor anonim i Cityt për sportiven katalunase.
Që një gjë e tillë të ndodhë është shumë normale, pasi që nga e kaluara e dimë mjaft mirë se presidenti i Real Madridit ka detyruar lojtarët të kërkojnë largimin e tyre, para se ai të veprojë me ndonjë ofertë për ta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...