Ranieri dëshiron maksimum pikësh kundër Barit
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, beson se e vetmja mënyrë që ekipi i tij të arrijë sukses është të ruajë përqendrimin.
Roma nesër takohet me Barin, dhe Ranieri shpreson të nxjerrë pikë maksimale. Disfata 3-1 nga Palermo, barazimi 2-2 me Chievon dhe barazimi 1-1 ndaj Cluj, e kanë bërë trajnerin të skicojë një plan që lojtarë te tij të mos humbin përqendrimin në fund të takimit.
"Ne duhet gjithmonë të kemi fokusin në maksimum, pasi nëse nuk përqendroheni deri në minutat e fundit atëherë humbisni. Mendoj se ne kemi shumë pritje, por janë nervat pozitive që duhet përkthyer në vëmendje. Ne jemi Roma dhe duhet t´ia dalim mirë, ashtu që ta kthejmë në duar kampionatin", ka shtuar Ranieri.
"Vitin e kaluar kemi shikuar të tjerët me lakmi, por këtë vit kemi një ekip konkurrues. Vetëm duhet të gjejmë mënyrën e duhur kah fundi i ndeshjeve", ka shtuar italiani.
Category: Futboll
0 Komente