Spalletti: Nuk kam kontaktuar me Interin
Luciano Spalletti thotë se ai nuk ka kontaktuar me Interin dhe dëshiron të mbetet te Zenit edhe krahas asaj që është duke u lidhur me pozitën e trajnerit të Interit.
Interi është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë nën drejtimin e Rafa Benitez, pasi Nerazurrët mbeten nën hijen e titujve të fituar sezonin e kaluar. Muajve të fundit shpesh është përfolur për një largim të Benitez dhe në mesin e shumë të përmendurve për të pasuar spanjollin, ka qenë edhe Spalletti.
“Jam shumë i lumtur në Rusi dhe nuk do të largohem nga këtu. Nuk kam pasur kontakt me Interin ose me ndonjë klub tjetër evropian. Kam projekt me Zenit dhe tashmë punoj për sezonin e ardhshëm”, thotë Spalletti.
Category: Futboll
0 Komente