Rossi: Palermo pagoi mungesën e përvojës

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Palermos, Delio Rossi, thotë se ata kanë paguar për shkak të mungesës së përvojës, pas eliminimit nga Europa League.
Sicilianët nuk mundën të kualifikohen pas barazimit 2-2 ndaj Sparta Pragës, ashtu që rundi i fundit është i pavlerë për ekipin italian.
“Ne gjithmonë duhet të luajmë me një lojtarë më pak, sot madje dy, dhe nuk mund t’i bëjmë këto gabime në këtë nivel”, ka thënë trajeri.
“Vërtet është për të ardhur keq, pasi djelmoshat dhanë gjithçka dhe ishte një paraqitje e mirë. Ne mund ta fajësojmë vetëm veten për eliminimin dhe shpresoj se aventura në Europa League mund të na japë ca përvojë. Kartonët e kuq dëshmuan se në Evropë është një mënyrë tjetër se si shihen faullat dhe ne nuk kemi mjaft përvojë se si ta shpërndajmë këtë presion në ekip”, ka shtuar Rossi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...