Zidane: Katari 2022 një fitore për botën Arabe

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Katari ia vlen të jetë nikoqir i Kupës Botërore 2022 sipas Zinedine Zidane, i cili ndihmoi këtë vend gjatë fushatës.
Zizou është i famshëm për dy golat të cilat i shënoi në finalen e Kupës së Botës në vitin 1998 për Francën, por ai mbetet krenar për prejardhjen e tij algjeriane dhe është i ngazëllyer që shfaqja më e madhe e futbollit do të shkojë në botën arabe për të parën herë.
“Përveç fitores së Katarit, kjo është një fitore për botën Arabe dhe për Lindjen e Mesme. Kjo është ajo që më preku më së shumti. Është bukur të kesh diçka të re. Është bukur të tregosh se futbolli i takon gjithkujt”.
“Ata thanë se Katari ishte më së paku favorit për të fituar, pasi është një vend i vogël. Por Katari përfaqëson botën Arabe dhe sot kjo është një logjikë që ka triumfuar. Jam krenar për këtë fitore”, ka thënë Zidane.
Para Katarit, Kupa Botërore do të organizohet në Brazil në vitin 2014 dhe në Rusi në vitin 1018.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...