Seedorf i impresionuar nga Cassano

dardanmiftari | Thursday, December 30, 2010 | 0 Komente

Clarence Seedorf ka mbresa të para të mira nga përforcimi i ri i Milanit, Antonio Cassano.
“Cassano është djalosh i mirë i cili sigurisht se e ka gjetur ekipin i cili i jep atij mundësinë të shkëlqejë në këtë aventurë të tij të re. Ai menjëherë e ka vendosur veten në dispozicion të ekipit, punon fuqishëm dhe përpiqet të japë më të mirën. Ai nuk duket dembel aspak dhe ka bërë shumë, si një person i cili nuk ka luajtur dy muaj”.
“Duhet të them se në dy ditë që ai ka qenë me ne, Cassano ka treguar se dëshiron të punojë dhe se është kyç për gjithçka. Nëse kjo bëhet normë e tij, ai mund të ketë një të ardhme të rëndësishme këtu te Milani”, ka thënë Seedorf për Gazzetta dello Sport.
Por holandezi e ka paralajmëruar italianin se asnjë sjellje e keqe nuk do të tolerohet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...