Messi golashënuesi më i mirë në LK

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e ka përfunduar sezonin 2011/2012 të Ligës së Kampionëve si golashënuesi më i mirë me 14 gola në 11 paraqitje, duke barazuar kështu rekordin e Jose Altafinit, legjendës së Milanit që shënoi numër të njëjtë golash në sezonin 1962/1963.

Argjentinasi shënoi dy herë ndaj Bates, tre herë ndaj Plzenit dhe një herë ndaj Milanit, për të bërë gjashtë gola nga pesë ndeshje në fazën grupore, përderisa shënoi edhe gjashtë herë të tjera në dy ndeshje ndaj Leverkusenit dhe edhe dy gola tjerë ndaj Milanit në Camp Nou.

Në vendin e dytë është Mario Gomez, sulmuesi i Bayernit që shfaqi paraqitje të mjerrueshme në finale të Ligës së Kampionëve, me ç’rast përfundon me vetëm 12 gola nga 12 ndeshje të luajtura.

Vetëm në vendin e tretë gjendet superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 10 gola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...