Lampard: Drogba është heroi

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat në finalen e madhe të Munichut, Frank Lampard, ka deklaruar pas takimit se fitimi i trofeut të Ligës së Kampionëve do të thotë gjithçka për klubin londinez.

“Do të thotë gjithçka – ne kemi tentuar ta fitojmë për aq shumë vite. Ky është një titull të cilin vërtet e kemi kërkuar dhe tani edhe e fituam”.

“Nuk mund ta besoj. Përkushtimi që ne kemi treguar është i pa besueshëm. Ne nuk kemi luajtur mirë, por njeriu kryesor Didier Drogba ishte ai që bëri telashe. Ai është heroi dhe pa të ne nuk do të kishim qenë këtu. Ai shënon gola në ndeshje të mëdha. Unë dua që ai të qëndrojë. Ajo që ai bëri këtë natë është ajo që ka bërë gjatë gjithë karrierës”, është shprehur Lampard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...