Muller: Futbolli është i pa drejtë

dardanmiftari | Sunday, May 20, 2012 | 0 Komente

Golashënuesi i cili mendoi se është heroi i finales, Thomas Muller, ka deklaruar se futbolli është i pa drejtë dhe se futbolli nuk është gjithçka në jetë.
“Ky është futbolli. Ne kemi parë këto gjëra edhe në të kaluarën. Nuk është gjithmonë ekipi më i mirë ai që fiton”.

“Kur shënoni para tifozëve të juaj aq pranë fundit të takimit dhe më pas e shihni Chelsean duke ngritur trofeun... është vërtet e vështirë të gjej fjalë për këtë. Por, futbolli nuk është gjithçka në jetë”, ka potencuar Muller pas takimit, të cilit si duket ia bëri bajat Didier Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...