Sneijder: Mund ta fitojmë Scudetton

dardanmiftari | Wednesday, December 01, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, beson se skuadra e tij mund ta rikthejë formën e një sezoni më parë dhe ta tejkalojë Milanin në luftën për Scudetto.
“Shikojeni, ne po vijmë prej dy fitoreve radhazi. Tani të mposhtim Lazion është o jetë o vdekje. Tre fitore do të ishin super. Është e qartë se tani nuk mendojmë për Scudetton, por ne mund ta fitojmë nëse duam ta fitojmë. Nëse mposhtim Lazion, atëherë do ta zvogëlonim distancën me Milanin dhe do të shkonim të qetë në Botërorin e klubeve”.
“Tri titujt, pesë golat në Botëror dhe finalja…shpresoj se kjo do të merret parasysh sa i përket Topit të Artë. Unë dua ta fitoj atë siç e bënë Cruyff dhe Van Basten. Unë dua të votohem si më i miri i botës”, deklaroi Sneijder që në fund foli edhe për Topin e Artë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...