Wenger: Pse të frikësohemi?

dardanmiftari | Sunday, December 26, 2010 | 0 Komente

Duke folur para derbit ndaj Chelseat që zhvillohet të hënën mbrëma, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Arsenali nuk ka pse të frikësohet nga Chelsea, nëse shikohen pikët në tabelë.
“Le të themi se duhet të shikojmë numrin e pikëve që ata kanë dhe që ne i kemi. Ne nuk kemi pse të sprapsemi”.
“Ne thjeshtë duhet ta kalojmë këtë pengesë. Përderisa një ekip nuk ka fituar, pse ne nuk mund ta mposhtim atë? Është gjë mentale kjo pasi që cilësia ekziston në skuadrën tonë. Ne jemi të rinj, por jo dhe aq të rinj”, u shpreh Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...