Wigani ndal Arsenalin

dardanmiftari | Wednesday, December 29, 2010 | 0 Komente

Andrey Arshavin dhe Ronnie Stam Topçinjtë nuk kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen e javës së njëzet të Ligës Premier, pasi që kanë barazuar me rezultat 2-2 si mysafir të Wigan Athletic.
Arsenali u gjet në disavanatzh në minutën e 18-të, kur Ben Watson kaloi vendasit në epërsi nga pika e bardhë.
Mirëpo, Topçinjtë treguan fuqinë e tyre duke përmbysur këtë rezultat. Fillimisht, Andrey Arshavin barazoi shifrat (40’), ndërsa Nicklas Bendtner kaloi Arsenalin në epërsi (44’), dhe me rezultat 2-1 në favor të mysafirëve përfundoi pjesa e parë.
Edhe pse në pjesën e dytë Wigani mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Charles N’Zogbias me karton të kuq, skuadra vendase nuk u dorëzua, por arriti të barazojë shifrat përmes një autogoli të Sebastien Squillacit (81’).
Pas këtij barazimi, Arsenali ngritet në kuotën e 36 pikëve, dy më pak se Manchester Unitedi në krye të tabelës, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...