Pogba pranon ofertën e Juves

dardanmiftari | Tuesday, May 08, 2012 | 0 Komente

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka vendosur t’i bashkohet Juventusit gjatë verës që vjen si transfer i lirë – njofton Goal.com.

Kontrata e francezit me Djajtë e Kuq skadon në fund të sezonit, mirëpo Sir Alex Ferguson kishte deklaruar se është arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.

Megjithatë, Goal.com mëson se Pogba ka pranuar një kontratë katërvjeçare të ofruar nga Bianconerët, me ç’rast do të përfitojë nga një milion euro në sezon, plus bonuset.

Juventusi, po ashtu, është pranë sigurimit të shërbimeve të Marco Verrattit nga Pescara, i cili konsiderohet si “Andrea Pirlo i ri”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...