Xhavit Bajrami kërkon edhe titullin e WKN

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Xhavit Bajrami më 18 dhjetor do të sfidojë titullin e botës për kategorinë WKN (World Kickboxing Network).
Kosovari, i njohur me nofkën “Xhentëlmeni”, tashmë është kampion i ISKA (International Sport Kickboxing Association), por dëshiron ta ketë edhe titullin e kampionit në WKN.
Rivali i Xhavit Bajramit do të jetë polaku Dawid Trulka, i cili është kampion i katërfishtë i Polonisë dhe ka më shumë se 75 meçe në karrierën e tij si profesionist.
Spektakli do të mbahet në Sporthalle Unterrohr Schliren në Cyrih të Zvicrës dhe, sipas ekipit të Xhavit Bajramit, dyert do të hapen në ora 18 ndërsa lufta do të fillojë në 19.30.
Sportdashësit kosovar do të kenë rastin ta shohin në transmetim të mëvonshëm meçin, përmes valëve të RTK-së. Kik-boksieri kosovar është duke u stërvitur në Holandë.Xhavit Bajrami (me të shkurtrat me shqiponjë) duket gjatë stërvitjeve në Holandë, derisa pozon me legjendën e K-1, Ernesto Hoost, pastaj Tyron Spong, trajnerin e tij dhe me Hari Hoft

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...