Zarate dëshiron të shënojë kundër Interit

dardanmiftari | Friday, December 03, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, ka shënuar kundër të gjitha klubeve të mëdha përveç Interit, dhe sonte dëshiron ta shfrytëzojë shansin për të shënuar edhe kundër Nerazzurrëve.
Zarate do të kërkojë të shënojë sonte kundër Interit për të ndihmuar Lazion të barazojë pikët me liderin e tabelës, Milanin. Që kur argjentinasi iu bashkua Lazios dy vite më parë ai ka shënuar kundër rivalëve si Milan, Juventus, Roma, Napoli, Palermo, Fiorentina, Sampdoria dhe Genoa, por ende nuk e ka prekur rrjetën e Julio Cesar.
“Duhet të vrapoj më shumë dhe të ndihmoj mesfushën. Jam ene pa këtë gol, që është një minus”, ka thënë Zarate.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...